Mër. Pri 29th, 2026

Haradinaj: Mbrëmë fitoi Kushtetuta dhe ligji, fjalën tani e ka sovrani

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke deklaruar se “mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti”.

Përmes një statusi në FB, Haradinaj tha se ka triumfuar vetëdija qytetare dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik, të cilët sipas tij nuk lejuan cenimin e rendit politik dhe Kushtetues të Kosovës.

Ai vlerësoi se është rrëzuar koncepti i “partisë-shtet”, duke shtuar se askush, qoftë individ apo parti, nuk mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

“Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullakuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së u shpreh se tani vendimmarrja i takon sovranit, duke theksuar se qytetarët “mbajnë mend e nuk falin”.

Në fund, Haradinaj tha se Aleanca dhe ai personalisht kanë qenë bashkëpunues për tejkalimin e krizës politike, ndërsa akuzoi kundërshtarët se ishin “dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin”.

Postime të Ngjashme