Pre. Maj 22nd, 2026

Haradinaj del në mbështetje të banorëve të Rugovës

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kundërshtimet e banorëve të Rugovës ndaj vendimit për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna, duke u dalë në mbështetje kërkesave të tyre.

Haradinaj e ka cilësuar si absurd këtë vendim, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk duhet të bëhet duke dëmtuar jetën dhe zhvillimin e banorëve të asaj zone.

“Qëndroj në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës, të cilët me të drejtë po kundërshtojnë vendimin absurd për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna.

Nuk mund të mbrohet natyra duke dënuar njerëzit që jetojnë aty brez pas brezi, duke ua pamundësuar ndërtimin e shtëpive, zhvillimin e bizneseve familjare dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Rugova nuk është një zonë e zbrazët në hartë. Është një trevë e gjallë, me 13 fshatra, me familje punëtore që jetojnë çdo ditë me sfidat e mungesës së infrastrukturës dhe kërkojnë vetëm mundësinë për të zhvilluar pronën dhe jetën e tyre.”, ka shkruar Haradinaj.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme