Mër. Gus 26th, 2026

Haki Demolli, kandidat i diskutuar në takimin Kurti-Abdigjiku?

Ka nisur takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Në këtë takim pritet të diskutohet një emër konkret për president e që mund të ketë përkrahjen e dy partive.

Burime bëjnë të ditur se Haki Demolli pritet të jetë propozimi që do të diskutohet në takimin e sotëm. Jozyrtarisht mësohet se këtë propozim e përkrah LDK-ja dhe se i njëjti gëzon respekt edhe nga Kurti. Demolli ka qenë ministër i LDK-së në të kaluarën duke drejtuar ministrinë e Drejtësisë dhe të FSK-së.

Postime të Ngjashme