Mar. Kor 21st, 2026

Hajnat vjedhin para, ar dhe armë zjarri në një shtëpi në Pejë

Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, mbrëmjen e 20 korrikut.

Sipas Policisë, hajdutët kanë depërtuar në objekt dhe kanë marrë para të gatshme, stoli ari, DVR-in e kamerave të sigurisë, si dhe një armë zjarri me leje bashkë me 100 fishekë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Postime të Ngjashme