Mër. Sht 30th, 2026

Gruda: PDK-ja kërkon ndryshimin e ligjit për Specialen, presidenti është çështje tjetër

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se çështja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Gruda ka deklaruar se PDK-ja kërkon që projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet dhe të votohet para 6 tetorit, kur përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, PDK-ja është e gatshme të diskutojë për çështjen e presidentit, por fillimisht kërkon që të trajtohet projektligji për Specialen. Ai ka theksuar se këto janë dy procese të ndara dhe se zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik.

Ndërkohë, në skenën politike vazhdon diskutimi për hapat që duhet të ndërmerren para përfundimit të afatit kushtetues. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Postime të Ngjashme