Mër. Sht 30th, 2026

Rruga Prishtinë–Mitrovicë hyn në fazën përfundimtare, investim mbi 16 milionë euro

Segmenti i fundit i rrugës Prishtinë–Vushtrri–Mitrovicë pritet të realizohet me një investim prej mbi 16 milionë eurosh. Bëhet fjalë për pjesën prej rreth pesë kilometrash, nga Smrekonica deri në Mitrovicë, e cila do ta kompletojë lidhjen rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës.

Nga shuma e përgjithshme, 12.3 milionë euro do të financohen nga Fondi Saudit për Zhvillim, ndërsa 3.7 milionë euro do të mbulohen nga buxheti i Kosovës.

Projekti parasheh ndërtimin e një rruge moderne me nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente, katër kryqëzime kryesore, si dhe infrastrukturë të re për sigurinë dhe menaxhimin e ujërave.

Pas përfundimit të procedurave të shpronësimit dhe rishikimit të projektit, pritet të nisin procedurat e tenderimit për ndërtimin e segmentit të fundit.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme