Enj. Sht 3rd, 2026

Goditen dy raste të trafikimit me drogë nga Policia e Kosovës, sekuestrohen rreth 16 kg drogë, armë dhe para të gatshme, 3 të arrestuar!

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar dy operacione policore të ndara, në Pejë dhe në Ferizaj, duke sekuestruar mbi 16 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.

1. Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni, janë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë marihuanë, një telefon mobil dhe një kartelë memorieje. Një person është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa një person tjetër është në arrati.

2. Në Ferizaj, pas një pune intensive operative dhe hetimore, janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 5.5 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, një armë zjarri me fishekë, 2,250 euro dhe 18,500 lekë, një veturë, pajisje për paketim të narkotikëve, telefona dhe prova të tjera materiale.

Me vendim të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdon luftën e pakompromis kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar

Postime të Ngjashme