Mër. Pri 15th, 2026

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu, caktohet data

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta më 23 prill, raporton Euronewsalbania.

Meta ka bërë kërkesë për lirimin nga burgu dhe është drejtuar disa herë me kërkesë Shkallës së parë dhe të dytë të gjyqësorit, por që i janë rrëzuar.

Sipas mbrojtjes së Ilir Metës, rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.

Rekursi i Metës do të shqyrtohet nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genta Shala.

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Postime të Ngjashme