Pre. Gus 14th, 2026

Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, sërish tha se deputetët e partive opozitare “nuk e dinë se çfarë duan”, ndërsa tha se po e bëjnë opozitën pa kauzë.

Ajo foli sot për përplasjet që i pati me disa deputetë të PDK-së e të Aleancës në kuvend.

“E kuptoj që ka zhurmë dhe ka të tillë që nuk e duan zgjidhjen, por që nuk e dinë se çfarë duan”, tha Gërvalla pasi mori pjesë në një ngjarje bashkë me shefin e saj, Albin Kurti.

Ajo më pas foli edhe për hedhjen e ujit…!

“Për fat të mirë ishte edhe nxehtë, pra freskimi me ujë nuk është që ishte ndonjë dëm shumë i madh”.

Postime të Ngjashme