U.D. Presidentja e Kosovës ka theksuar se mirëpret lajmin për gjetjen e varrit masiv në fshatin Kalludër në7 Zubin Potok duke e cilësuar zhvillim të rëndësishem për ndriçimin e fatit të përsonave të zhdukur gjatë luftës.
“Kam mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.”
Tutje ka vlerësuar punën e institucioneve përkatëse duke ofruar mbështetjen e saj të plotë
“Vlerësoj angazhimin dhe punën profesionale të ekipeve të Policisë së Kosovës, Institutit për Mjekësisë Ligjore, Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e të sigurisë, të cilat po e trajtojnë këtë rast me përkushtim dhe përgjegjësi.
Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.”
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

