Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026”.
Në këtë ushtrim do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
“Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim

