Mër. Gus 12th, 2026

Filipçe përkrah kryeministrin malazez: Ndërhyrja e Vuçiqit nuk është problem lokal, por rajonal

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në rrjetet sociale ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, i cili tha se Vuçiq ka marrë rolin e “PR-it të Rusisë”.

Filipçe në një postim në X, ka shkruar se kryeministri i Malit të Zi e ka thënë zëshëm atë që ata e thonë një kohë të gjatë në Maqedoni.

“Ndërhyrja e Aleksandar Vuçiqit nuk është problem lokal. Por është problem rajonal. Përmes OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, i njëjti model po zbatohet edhe këtu – përmbushja e agjendave të të tjerëve që janë drejtpërdrejt në kundërshtim me vlerat dhe interesat evropiane. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian po flet për ndërhyrjen e “botës serbe””.

“Kjo është një përpjekje e koordinuar për ta mbajtur rajonin, dhe veçanërisht Maqedoninë, në një zonë gri, midis Evropës dhe Rusisë. Kemi problem me ata që një ditë flasin për Evropën, dhe të nesërmen zbatojnë agjendën e Beogradit dhe Moskës. Mali i Zi e tha me zë të lartë. Është koha që qytetarët e Maqedonisë ta kuptojnë qartë këtë”, ka shkruar Filipçe, i cili gjithashtu e ka shpërndarë postimin e kryeministrit malazez.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme