Erëra të fuqishme kanë goditur gjatë natës rajonin e Dukagjinit, duke shkaktuar dëme materiale në disa zona, .
Peja, Deçani, Juniku dhe Istogu janë përballur me mot të lig, ndërsa në disa lokacione janë raportuar drunj të rrëzuar dhe shtylla elektrike të rrëzuara përtokë.
Nga pamjet nga terreni, shihen pasojat e erërave të forta.
Pamjet dëshmojnë për dëme në infrastrukturë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për përmasat e dëmeve apo për persona të lënduar.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat ku ka drunj të rrëzuar dhe kabllo elektrike të dëmtuara.

