Hën. Gus 3rd, 2026

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë arritur të hënën në fshatin Jabukë të Zubin- Potokut, ku autoritetet dyshojnë se ndodhet një varrezë masive.

Autoritetet e Kosovës njoftuan të dielën se, në kuadër të hetimeve për varrezën e zbuluar në Kalludër të Zubin-Potokut, është identifikuar edhe ky lokacion i ri, ku ekzistojnë dyshime për një varrezë masive.

Prokuroria dhe policia kanë bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Themelore… me kërkesë për lejimin e gërmimeve në këtë lokacion.

Ndërkohë, tre persona janë arrestuar në Zubin-Potok, nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës

Postime të Ngjashme