Me 26 prill 2026, me ftesë të Qendës Islame Shqiptare “Drita” në Blaubeuren të Gjermanisë, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën islame me temën “Çdo kontribut është dritë për të ardhmen”.
Në këtë organizim morën pjesë figura të rëndësishme të jetës fetare, nga bashkësitë islame të vendlindjes dhe të diasporës, duke treguar nivelin e lartë të angazhimit dhe unitetit të komunitetit shqiptar mysliman në Evropë.
Drejtori Simnica, pasi përshëndeti të pranishmit, përcolli përshëndetjet dhe urimet në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve udhëheqëse të saj dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, e më pas foli për vlerën e xhamive në diasporë. Ai theksoi se kush kontribuon për këto shtëpi të Allahut, në fakt po ndërton një fortifikatë për fenë dhe identitetin e vet në këtë botë dhe një pallat për veten e tij në Ahiret. Në fund, ai i uroi përzemërsisht kryetarin e xhamisë në Blaubeuren të Gjermanisë, z. Sadulla Xhemaili, sekretari i xhamisë, z. Shemsi Tahiri, imamin e nderuar, Kryesinë dhe xhematin për blerjen e kësaj xhamie, duke shpresuar që ajo të bëhet pikëbashkimi, uniteti dhe fuqizimit shpirtëror për komunitetin shqiptar në Blaubeuren të Gjermanisë.
Edhe kësaj radhe, shqiptarët e Blaubeurenit me rrethinë dhe nga mbarë bota, dëshmuan zemërgjerësinë, përgjegjësinë dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar për shtëpitë e Allahut.
Në fund u shkëmbyen disa dhurata dhe nga një mirënjohje për këtë xhami, të cilën e pranoi kryetari Sadulla Xhemaili dhe sekretari z. Shemsi Tahiri.
Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën islame me temën “Çdo kontribut është dritë për të ardhmen”.

