Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim Zahir Maliqin, kryetar i Xhamisë “Bashkimi Kombëtar” në Annecy të Francës, i cili shoqërohej nga imami Muhamed ef. Kqiku.
Gjatë takimit u bisedua për veprimtarinë dhe aktivitetet që zhvillon Xhamia “Bashkimi Kombëtar” në shërbim të komunitetit shqiptar në Francë.
Përfaqësuesit e xhamisë e njohën drejtorin Simnica me angazhimet e tyre në jetën fetare, si dhe me punën që zhvillohet për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare e kombëtare.
Po ashtu, gjatë takimit u shkëmbyen informacione lidhur me aktivitetin e xhamive shqiptare në Francë dhe organizimin e jetës fetare të komunitetit shqiptar në këtë vend.
Drejtori Simnica shprehu mirënjohjen për vizitën dhe për angazhimin e kryesisë dhe imamëve shqiptarë në Francë në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit shqiptar.

