Drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim nënkryetarin e Xhamisë “Nurul Islam”, Dugaxhin Shamollin, si dhe anëtarin e Kryesisë së xhamisë, Remzi Mulliqin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për veprimtarinë e Xhamisë “Nurul Islam”, angazhimin e saj në shërbim të besimtarëve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Drejtorinë e Diasporës të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Drejtori Simnica vlerësoi kontributin e imamëve, këshillave të xhamive dhe aktivistëve në diasporë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar dhe të forcimit të lidhjeve të bashkatdhetarëve me institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës

