Sht. Pri 25th, 2026

Djali i Adem Demaçit për çështjen e Presidentit: Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta, për të thënë ‘kisha të drejtë

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka shkruar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas tij secila palë duhet të lëshojë pe nga pak për të arritur kompromisin që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kush nuk vepron kësisoj, e bën me qëllim.

“Politika është matematikë e saktë si çdo fenomen e proces në natyrë. Mirëpo nuk bën me këmbëngulë me pasë ‘aq shumë të drejtë’ në këtë situatë, por duhet k o m p r o m i s, ku secila palë negociatore lëshon pak pe dhe gjindet një zgjidhje( për të mos shkuar në zgjedhje)! Këtu është e qartë një gjë: kush nuk bën kompromis, atë e bën me qëllim, pra i konvenon kjo gjendje (për nevoja të veta kokëforta që ‘ai ka të drejtë’)! Me nderime!”, ka shkruar Demaçi

Postime të Ngjashme