Në shënim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sot homazhe u bën edhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
Në homazhe morën pjesë kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, si dhe qytetarë e përfaqësues institucionalë.
Me këtë rast, të pranishmit nderuan kujtimin e heroit Zahir Pajaziti, njërit prej figurave më të shquara të lëvizjes së armatosur për lirinë e Kosovës.
Pas homazheve, Mustafa uroi qytetarët me rastin e kësaj dite të rëndësishme.
Dita e çlirimit, Mustafa: Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë
“Gjithë qytetarët e Prishtinës, po edhe të Republikës së Kosovës, ju uroj nga shpirti Ditën e Çlirimit të Kosovës. Faleminderit të gjithëve, dhe atyre që kanë kontribuar për këtë ditë dhe për të ardhmen e saj”, tha Mustafa.
Dita e Çlirimit të Prishtinës shënohet çdo vit me aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit. E për të shënuar këtë ditë, tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti ishin edhe nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë.

