Enj. Qer 11th, 2026

​Raportohet se SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën

Sali Berishës i është hequr zyrtarisht statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, sipas informacioneve të publikuara nga Lapsi.al dhe burimeve pranë Partisë Demokratike.

Deri tani Ambasada e Shteteve të Bahskuara të Amerikës në Shqipëri nuk ëhstë deklaruar lidhur me këtë çështje. Njoftim s’ka as nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Por vetë Berisha para pak minutave ka shkruar në Facebook “Unë erdha! U krye!”.

Ndërkaq sipas Lapsi.al, vendim i marrë nga Departamenti i Shetitit pwr siç thonw ata “heqjen e non grata” i është komunikuar vetë Berishës në një bisedë telefonike 15 minutshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së nancy Van Horme, transmeton KosovaPress.

Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” në maj të vitit 2021 nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Në vendimin e tij, Blinken deklaronte se veprimet e Berishës “minojnë demokracinë në Shqipëri” dhe lidhen me “përfshirjen në korrupsion domethënës”.

Ky vendim pati shkaktuar një nga përplasjet më të ashpra politike në Shqipëri, duke trazuar edhe zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike.

Në maj të vitit 2025, u raportua se Departamenti i Shtetit e kishte hequr sanksionin dhe një zëdhënës i tij i tha mediave se: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” .

Kjo deklaratë u bë para zgjedhjeve dhe nga shumë kundërshtarë të PD ajo u konsiderua si një akt që ishte prodhuar nga kompania lobuese e La Civitas.

Në qendër të polemikave gjatë kësaj periudhe ishte edhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila mbrojti publikisht vendimin e vitit 2021.

Ajo deklaroi se shpallja e Berishës nuk ishte vendim i një individi, por rezultat i një procesi shumëvjeçar ku përfshiheshin institucione amerikane.

Postime të Ngjashme