Pre. Kor 3rd, 2026

Digjet mali i Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shëngjinit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi teksa siç shihet edhe nga fotografitë po i afrohet edhe banesave dhe bizneseve të cilat ndodhen në rrugën kryesore që të çon në Shëngjin.

Nga flakët janë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, shkruan Euronews.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri teksa autoritetet do të hetojnë rrethanat dhe shkaqet e kësaj vatre zjarri.

Postime të Ngjashme