Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.
Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Zhvillimi vjen në një ditë kur vëmendja politike dhe publike është përqendruar te protesta studentore dhe situata e krijuar në vend.
Gjithashtu, Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

