Enj. Maj 21st, 2026

Dëshmitari: Edhe Leutrim Fejza doli ta kërkonte Bekim Varin!

Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Bekim Varit, ka dëshmuar edhe Isuf Fejza, i cili ka folur për raportin që kishte me të ndjerin dhe zhvillimet pas zhdukjes së tij.

Ai deklaroi para trupit gjykues se me Bekim Varin kishte raporte shumë të mira dhe se komunikimi i fundit mes tyre kishte ndodhur në janar të vitit të kaluar.

“Bekimi ma ka kërkuar një dritë – elektrik të kokës”, tha dëshmitari gjatë dëshmisë së tij. Isuf Fejza shtoi gjithashtu se edhe i dyshuari, Leutrim Fejza, kishte dalë për ta kërkuar trupin e Bekim Varit pas rastit.

Ndërkohë, prokurori i rastit, Shukri Jashari, ka paraqitur në sallë edhe mesazhet SMS të shkëmbyera mes dëshmitarit dhe Leutrim Fejzës, pasi ky i fundit ishte arrestuar nga policia.

Postime të Ngjashme