Deputeti Mefail Bajqinovci sot vizitoi kompaninë “Union Co” në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesit të prodhuesve vendorë.
I shoqëruar nga kandidatët për deputetë: Triera Kasumi dhe Viktor Buzhala, Bajqinovci u njoh nga afër me punën dhe procesin e prodhimit në këtë kompani, e cila merret me prodhimin e detergjentëve të lëngët dhe që tashmë ka arritur të depërtojë edhe në tregjet ndërkombëtare.
Sipas tij, kompanitë si “Union Co” dëshmojnë se produktet “Made in Kosova” po fitojnë gjithnjë e më shumë besim, jo vetëm te konsumatorët vendorë, por edhe jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.
“Mbështetja e prodhuesve vendorë dhe zhvillimi i industrisë janë rrugë e sigurt drejt fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët tanë” u shpreh Bajqinovci.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me kandidatët për deputet Triera Kasumi dhe Viktor Buzhala, vizituam Union Co, një kompani vendore që me punë, cilësi dhe përkushtim po dëshmon se prodhimet kosovare mund të jenë konkurrente edhe në tregjet ndërkombëtare.
Union Co sh.p.k., me seli në Prishtinë, prodhon detergjentë të lëngët dhe tashmë është e pranishme jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe në disa vende të tjera përmes eksportit të suksesshëm.
Gjatë vizitës u njoftuam nga afër me procesin e prodhimit, sfidat dhe planet për zgjerimin e kapaciteteve dhe depërtimin në tregje të reja evropiane.
Mbështetja e prodhuesve vendorë dhe zhvillimi i industrisë janë rrugë e sigurt drejt fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës për qytetarët tanë.

