Enj. Sht 10th, 2026

Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve

PDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të thirrur nga kryetari i LVV-së për të diskutuar për çështjen e nënkryetarëve.

Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Jakup Nura.

Nura tha se partia e tij nuk lëviz nga propozimi i Vlora Çitakut për nënkryetare të kuvendit. Ai e cilësoi si lojë të LVV-së kushtëzimin për votimin e nënkryetarëve të opozitës me votimin e presidentit.

“Kjo është hera e parë që një parti që e ka kryetarin e kuvendit përpiqet t’ia imponojë emrat e të tjerëve ose dikë që nuk e përzgjedh partia. Kjo është diçka për herë të parë dhe nuk duhet të bëhet precedent për të ndërhyrë në të drejtën e partive politike edhe sa i përket nënkryetarëve të zgjedhur. Është hera e parë që bëhet kjo bllokadë, por mendoj se është e paarsyeshme dhe e pakuptimtë. Kjo është e qëllimshme, s’do duhej të ndodhte. Nënkryetarët do duhej të votohehin në pako, por siç po shihet, kjo është një lojë e tyre. Se gjoja po bëjnë përpjekje për të ndërtuar institucionet, e në fakt është e kundërta.

Ne nuk luajmë nga qëndrimet tona. E kemi menduar mirë, e kemi llogaritur kush e përfaqëson PDK-në si nënkryetare e kuvendit. Atë emër s’e kemi çuar sa për sy e faqe, por e kemi llogaritur që ajo është Vlora Çitaku dhe do të qëndrojmë pas saj. I arsyeshëm çdo takim për të diskutuar për nënkryetarët. S’do të marrim pjesë”, tha Nura për RTV21.

Postime të Ngjashme