Kosova po vazhdon parapërgatitjet për ndeshjen e ligës B në “Nations League”.
Gjatë ditës së sotme, “Dardanët” mbajtën stërvitjen e radhës këtë herë në “Kampin Nacional” në Hajvali.
Seanca ishte intensive dhe u karakterizua nga ritmi i lartë dhe angazhimi maksimal i futbollistëve, me Fodën që punoi në aspektet taktike dhe teknike të lojës.
Ndërsa nesër do të mbahet stërvitja zyrtare dhe e fundit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja Kosovë-Irlandë luhet të enjten, në orën 20:45

