Mar. Tet 13th, 2026

Çeku: Cilësia në arsim kërkon mbështetje më të madhe për mësimdhënësit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vazhduar diskutimet me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, ku janë trajtuar sfidat dhe propozimet për përmirësimin e sistemit arsimor.

Gjatë takimeve janë diskutuar autonomia e shkollave, mësimi tërëditor, provimi shtetëror për hyrje në profesion, rishikimi i teksteve shkollore dhe mbështetja e vazhdueshme profesionale për mësimdhënësit.

Çeku ka theksuar se ngritja e cilësisë në arsim duhet të shoqërohet me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve.

Ai i ka falënderuar mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt për diskutimin e hapur dhe kontributin e tyre në hartimin e strategjisë, duke theksuar se dokumenti po përgatitet në bashkëpunim me ta, me synimin që edhe zbatimi të bëhet së bashku.

Postime të Ngjashme