Një pjesë e madhe e Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, në afërsi të Pallatit të Rinisë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra.
Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij, ndërsa furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në sanimin e problemit.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Ju njoftojmë se sot kemi një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë. Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit.
Defekti është në një gyp me diametër 350 mm.
Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim

