Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, është prononcuar për media lidhur me situatën e krijuar në kuvend dhe mungesën e rezultateve në seancat e fundit.
Dehari ka thënë se është më mirë të arrihet një marrëveshje që do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit institucional, sesa që seancat të vazhdojnë pa prodhuar rezultat, .
“Me rregullore.. por s’ka sanksione për atë. Ma mirë është me pas marrëveshje që zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbahen seanca vazhdimisht edhe të mos kemi rezultate”, ka deklaruar Dehari.
Dehari ka shtuar se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive.
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, tha Dehari

