Mar. Kor 7th, 2026

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Ai e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin e kësaj kontrate, duke thënë se, ky projekt ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

‘’Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon’’, thuhet në njoftim.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme