Një grua në Mitrovicë është arrestuar, pasi që kishte therë me thikë një burrë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

