Një person është arrestuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të transportojë një armë zjarri përmes autobusit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 07:00, kur gjatë kontrollit në një valixhe është gjetur një AK-47 dhe 68 fishekë.
Arma dhe municioni janë konfiskuar nga Policia.
“IMPORTI, EKSPORTI,FURNIZIMI, TRANSPORTIMI,PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMEJTËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MJETEVE PLASËSE
Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 16.09.2026, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

