Mar. Qer 16th, 2026

Arrestohen dy persona, konfiskohen dy pistoleta, 23 fishekë, 13 mijë euro e substancë narkotike

Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy persona.

Kjo pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy pistoleta me 23 fishekë, 13 360 € para të gatshme dhe një peshore e vogël digjitale.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Postime të Ngjashme