Hën. Maj 25th, 2026

Ambasadori i Shqipërisë vizitoi Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit, qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan mekanizmat dhe kapacitetet e ndërtuara në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), me theks të veçantë në rolin e QKMK-së në koordinimin dhe bashkërendimin 24/7 të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare.

Ambasadori Malaj vlerësoi lart punën dhe profesionalizmin e zyrtarëve të QKMK-së, duke theksuar se kjo qendër përfaqëson një model të avancuar të bashkërendimit institucional në rajon dhe një mekanizëm kyç në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në kufi dhe brenda territorit.

Gjithashtu, ai rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërshtetëror.

Postime të Ngjashme