Pre. Sht 18th, 2026

Ushtarët e FSK-së trajnohen për snajper

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e KDS-së kanë përfudnuar kursin e avancuar për snajper, duke u fokusuar në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Sipas Maqedoncit, një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjatë kursit, pjesëtarët kanë avancuar aftësitë në planifikimin e misionit, qitjen me precizion, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit, si dhe identifikimin dhe angazhimin e caqeve” tha deklaruar Maqedonci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper, me fokus në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë kursit, pjesëtarët kanë avancuar aftësitë në planifikimin e misionit, qitjen me precizion, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit, si dhe identifikimin dhe angazhimin e caqeve.

Vazhdojmë të investojmë në profesionalizmin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Postime të Ngjashme