Fëmijët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur në Prishtinë, ku po zhvillohet protesta në mbështetje të tyre pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.
Në mesin e të pranishmëve janë, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe fëmijët e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Protesta është organizuar pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së

