Hën. Tet 26th, 2026

Ambasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur pikëllim të thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj, e cila u ishte drejtuar institucioneve të Kosovës për mbrojtje, nga frika se jeta e saj ishte në rrezik për shkak të dhunës në familje.

“Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada thekson se gratë që rrezikohen nga dhuna në shtëpi duhet të mbështeten për të gjetur sigurinë e nevojshme, duke e cilësuar këtë si çështje themelore të sigurisë.

Rasti, sipas ambasadës, nënvizon nevojën për veprime institucionale që vendosin të mbijetuarat në qendër, koordinim efektiv ndërmjet institucioneve, llogaridhënie dhe qasje në drejtësi.

Ambasada ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend.

 

Postime të Ngjashme