Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë publike letrën zyrtare që i është dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën njoftohet se Aleanca nuk e sheh të nevojshëm zhvillimin e një takimi mes palëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini tha se publikimi i letrës bëhet në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet ai i 26 qershorit, të cilin e cilësoi si të qartë, parimor dhe publik.
Në letrën drejtuar Kurtit thuhet se Aleanca mbetet e gatshme, pa kushte apo kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, nëse mandatari për formimin e Qeverisë pranon gjashtë pikat e ofertës së prezantuar më 26 qershor.
Sipas Aleancës, oferta synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Lexo po ashtuQeni Tsunami gjen burrin nën rrënojat e tërmetit, shpëtuesit e nxjerrin të gjallëNë fund të letrës, Aleanca thekson se duke pasur parasysh qëndrimin e saj të qartë dhe parimor, nuk e sheh të nevojshëm mbajtjen e një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

