Enj. Sht 3rd, 2026

Aktakuzë ndaj shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit shkaktoi aksident trafiku me një viktimë dhe tre të lënduar.

Sipas Prokurorisë, aksidenti kishte ndodhur më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

I pandehuri dyshohet se po drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Gjatë lëvizjes në shiritin e kundërt, ai dyshohet se goditi një veturë që po qarkullonte në drejtimin e rregullt.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja M.V. humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë pësuan lëndime trupore. Nga përplasja u shkaktuan edhe dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

Departamenti i Krimeve të Rënda e ngarkon N.S. me veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, sipas nenit 371, paragrafi 4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me ngritjen e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Postime të Ngjashme