Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë, në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit.
Një kamion mallrash është vetaksidentuar, duke bllokuar kështu qarkullimin në këtë segment rrugor.
si pasojë e aksidentit, një person është lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe ato mjekësore, që po merren me evidentimin e rastit.

