Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në një konferencë për media, ka kritikuar ashpër mënyrën e zhvillimit të procesit dhe mungesën e marrëveshjes politike ndërmjet partive.
Ai tha se një VV dhe kryetari i saj, Albin Kurti, janë treguar të pangopur për pushtet dhe të paaftë për arritjen e marrëveshjeve, duke theksuar se opozita ka ofruar mundësi dhe emra për zgjidhje institucionale, por pa rezultat.
Sipas Abdixhikut, procesi në Kuvend është keqpërdorur dhe është udhëhequr në mënyrë të çrregullt, duke e vështirësuar arritjen e kuorumit dhe vendimmarrjes për presidentin.
Ai u ndal edhe tek emri i Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo është figurë e denjë për postin e presidentes, por se procesi politik ka qenë i ndikuar nga kalkulime për kuorum.
“Ne e kemi dhënë mundësinë dhe emrin për president. Në fund është parë se emri i Vjosa Osmanit është synuar më shumë si mjet për kuorum. Ne Vjosën e shohim më shumë se kaq, si presidente të denjë. Kurti s’e deshi Vjosën, por populli do ta dojë.”, tha ai.
Ai shtoi se LDK do të hyjë në një fazë të re politike, duke kërkuar bashkim të forcave të djathta dhe një ofertë të re për institucione stabile.

