Mër. Nën 18th, 2026

Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor

Albin Kurti ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë “Kurti 3”.

Për të si mandatar për formimin e qeverisë ditën e djeshme votuan pro vetëm 55 deputetë, ndërsa kundër votuan partitë e ish-opozitës dhe katër vota qenë abstenim.

Por a do të kenë mundësi partitë e ish-opozitës të krijojnë qeverinë?

Në një përgjigje për Indeksonlinen, analisti politik Ylli Hoxha shprehet se opozita nuk ka treguar shenja vullneti për krijuar qeverinë.

‘’Opozita nuk ka treguar shenja vullneti për të krijuar qeverinë, prandaj, presidentja duhet sa më shpejt të vendosë për datën e zgjedhjeve të reja’’, thotë Hoxha për Indeksonline.

Sipas Hoxhës bazuar në një aritmetikë afatesh ligjore zgjedhjet e reja mund të mbahen gjatë muajit dhjetor.

Por sa mund të ndikojë negativisht në aspektin ekonomik mos krijimi i një qeverie?

Lidhur me këtë Hoxha thotë se dështimi për të krijuar institucione përgjatë vitit 2025 natyrisht se ka një kosto për Kosovën.

‘’Dështimi për të krijuar institucione përgjatë vitit 2025 natyrisht se ka një kosto për Kosovën. Mungesa e buxhetit dhe mospërfitimi i fondeve të BE-së të alokuara për Kosovën jane dy shembuj tipikë të pasojave të një jete të shthurrur institucionale’’, thotë Hoxha për Indeksonline.

Tashmë topi është te presidetja e vendit, Vjosa Osmani për të caktuar emërin e mandatarit të ardhshëm

Postime të Ngjashme

E ke humbur

“S’merrna me ty hiç”, “Rast i randë je ti”/ Rrahmani dhe Baloku përplasen në komisionin hetimor për rastin e Arlindës Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Derisa në komision pritet të raportojë punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Pejë dhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, dy anëtarë të komisionit janë përplasur mes vete. Bëhet fjalë për deputetin e PDK-së, Eman Rrahmani, dhe atë të LVV-së, Armend Baloku, shkruan IndeksOnline. Derisa Rrahmani e ka akuzuar Balokun se partia e tij e ka politizuar rastin e Arlinda Zekajt, Baloku u shpreh se Rrahmani nuk e njeh mirë punën e mazhorancës. Fjalë pas fjale, dy deputetët kanë eskaluar debatin me akuza e kundërakuza, duke e shpërngulur vëmendjen nga rasti për të cilin janë mbledhur. Ndiqni me poshtë videon: Mos i humb Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto) Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës KGJK-ja dënon sulmin ndaj gjyqtares Qëndresa Sejdiu, i dyshuari dërgohet në mbajtje “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë? Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie 1 2 3 Facebook Follow Instagram Të fundit nga Lajme 09:00 / E Mërkurë, 18 Nëntor IPK-ja arreston një polic në Ferizaj, organizonte bixhoz ‘online’ 08:29 / E Mërkurë, 18 Nëntor Reshjet e borës në zonat malore, kjo është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare 08:12 / E Mërkurë, 18 Nëntor Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike, varësia nga importi do të rëndojë edhe gjeneratat e ardhshme 08:02 / E Mërkurë, 18 Nëntor Paralajmëron FBI: Hakerët përdorin inteligjencën artificiale për sulme brenda 3 orësh 07:41 / E Mërkurë, 18 Nëntor Edhe një demokrat fiton garën për Senat, numërohen votat në Alaskë 07:31 / E Mërkurë, 18 Nëntor Mblidhen 7 komisione parlamentare, në fokus komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekajt