Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik në prag të balotazhit për kryetar të komunës.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se është arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim që të garojnë së bashku kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Burim Prebreza.
Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është rezultat i ditëve të punës së përbashkët mes dy degëve lokale, në koordinim të plotë me qendrat e partive.
Ai tha se koalicioni ka për qëllim zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e qytetarëve të Fushë-Kosovës.
“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.
Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.
Ai shtoi se dy subjektet kanë hartuar një plan të përbashkët qeverisës, që synon një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve

