Pre. Tet 24th, 2025

Drita merr vetëm një pikë ndaj Omonia

Drita nuk ka arritur të marr tre pikë të plota në ndeshjen e dytë të fazës së ligës së Conference League.

Kampioni i Kosovës është mjaftuar me një barazim ndaj skuadrës qipriote, Omonia, ku rezultati përfundimtar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte 1-1.

“Intelektualët” e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Arb Manaj, në minutën e 12-të.

Por skuadra gjilanase nul arriti ta mbronte rezultazin, duke pësuar gol në fundin e pjesës së parë. Golashenues ishte Giannis Masouras, në 45+1.

Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Drita ka grumbulluar dy pikë, derisa për Omonia kjo ishte pika e parë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *