Hën. Tet 20th, 2025

Suedia zyrtarizon selektorin e ri, vjen ish-dështaku i Chelseat

Suedia e ka një trajner të ri pas shkarkimit të Jon Dahl Tomassonit.

Bëhet fjalë për anglezin Graham Potter, i cili rikthehet në Suedi pas 7 vitesh.

Anglezi, do të ketë një mision të vështirë pasi që do të synojë të rikthejë fitoret pas një fillimi katastrofik në kualifikueset e Botërorit.

Potter, kishte menaxhuar skuadrën e Ostersundit në të cilën kaloi 7 vite, ku po ashtu i çoi deri në fazën e 1/16-tave të Europa League.

Potter, po ashtu ka menaxhuar skuadra si Brightoni, Chelsea dhe së fundi te West Ham United, ku ishte shkarkuar.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *