Parashikimi i motit për vikend ( 18 & 19 tetor 2025)!
E shtunë. Parashihet të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E diel. Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri 7°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 15°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.