Hën. Tet 20th, 2025

Takim i nivelit të lartë: Osmani pret në Prishtinë presidenten e Komisionit Evropian

Ka nisur takimi zyrtar ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vizita e Von der Leyenit në Kosovë, është në vazhdën e vizitës së saj në rajon, shkruan IndeksOnline.

Bashkë pritet të diskutojnë rreth çështjeve të ndryshme politike, si në vend, ashtu edhe në rajon.

Takimi me Osmanin i paraprin atij me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që zhvillohet në orën 13:40.

Vizitën triditore në rajon, Von der Leyen e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *