Die. Tet 19th, 2025

“A jeni gati?” – Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka rishpërndarë thirrjen për protestën gjithëkombëtare e cila do të mbahet të premten në Tiranë.

Ai ndau thirrjen në llogarinë e tij në Instagram, mbi të cilën shkruan: “A jeni gati?”.

Në këtë protestë e cila organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe e cila ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pos tij, është bërë e ditur se pjesë do të jenë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe Ali Ahmeti.

Protesta mbahet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë me fillim të orës 17:00.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *