Die. Tet 19th, 2025

Lojtari i FC Prizrenit ftohet nga Somalia

Gjatë javës që do të vijë do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Në këto ndeshje kanë pasur rastin të ftohen lojtarët e ligave të Kosovës, si nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.

Mirëpo këtë herë bëhet fjalë për Ligën e Parë, më saktësisht FC Prizrenin ku lojtari i tyre Yonis Farah, është ftuar nga kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kundër Algjerisë dhe Mozambikës.

Këtë e njoftoi vetë klubi prizrenas, në faqen e tyre në “Facebook”.

“Klubi ynë FC Prizreni është krenar të njoftojë se lojtari ynë, Yonis Farah, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Algjerisë dhe Mozambique.

Ky është një sukses i madh personal për Yonisin, por edhe një vlerësim për punën dhe përkushtimin që bëhet në klubin tonë.

E gjithë familja e FC Prizrenit i dëshiron shumë suksese në këtë sfidë ndërkombëtare”, njoftoi FC Prizreni

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *