Die. Tet 19th, 2025

Fluturimi i parë direkt nga Kosova në Xhide, besimtarët nisen në Umre

Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur për në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për ta kryer Umren e cila do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 tetor.

Për dallim nga herat tjera, këtë radhë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabisë Saudite. Kjo linjë e re direkte e ka bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të shkurtër për besimtarët, ndërsa përmes saj do të realizohen edhe fluturimet e grupeve të ardhshme.

Momenti i nisjes është shoqëruar me emocione të mëdha, ku lot gëzimi, përqafime dhe lutje janë bërë pjesë e këtij udhëtimi shpirtëror.

Në fotografitë e realizuara, shihet gëzimi dhe emocionet e besimtarëve që u nisën drejt një prej adhurimeve më të dashura, por edhe ndjesia e mallëngjimit tek familjarët dhe miqtë që i përcollën me urata e bekime.

Udhëheqës i këtij grupi është dr. Faruk Sinani, kurse në përcjellje të tyre kishin dalë edhe zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilët iu uruan besimtarëve udhëtim të mbarë dhe pranim të lutjeve e ibadeteve që do t’i bëjnë gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medine.

“Nën organizimin e Bashkesisë Islame të Kosovës, është nisur grupi i radhës i umrexhive tanë. Për dallim nga herat tjera, këtë herë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabise Saudite, sepse tashme kemi linjë direkte përmes së cilës do të realizohen edhe fluturimet e grupeve te adhshme.
Sikurse është e ditur Bashklsia Islame e Kosovës bën organizimin e umres me aranzhman të kompletuar duke ofruar shërbime cilësore në të gjitha aspektet; hotele me komoditet të lartë si në Mekë ashtu në Medine, ushqime cilësore, vizita të ndryshme të vendeve historike-islame, përkujdesje maksimale nga udhëheqësit-hoxhallarët e grupeve të cilët në çdo kohë janë të gatshëm dhe në dispozicion për të ofruar ndihmën dhe udhëzimet e nevojshme që umrexhitë tanë të kryejn umren dhe adhurimet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Fitim Gashi nga Drejtoria për Haxh dhe Umre në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *